Projekti “Heritage Hub” është një iniciativë e fokusuar në zhvillimin e turizmit kulturor dhe afrimin e komunitetit dhe qytetarëve me trashëgiminë dhe kulturën përmes angazhimit disaplanësh të artistëve të rinj, krijuesve novatorë dhe facilituesve. Ai synon të ndërthurë njohuritë tradicionale me krijimtari inovative, duke krijuar eksperimente laboratorike që zhvillojnë formate kulturore të reja në mjedise muzeale. Projekti ka për qëllim të krijojë një platformë ku krijuesit e rinj mund të ballafaqohen me audienca të ndryshme, duke nxitur bashkë-krijimin dhe reflektimin mbi trashëgiminë kulturore dhe artistike.

Qëllimi i përgjithshëm i Heritage Hub është transformimi i njohurive tradicionale në procese krijuese eksperimentale që ndikojnë në zhvillimin e formateve kulturore inovative brenda hapësirave muzeale dhe kulturore. Kjo synon të rrisë angazhimin e qytetarëve me trashëgiminë lokale arkeologjike, artefakte muzeale dhe stile artistike, duke integruar kreativitetin dhe inovacionin në transformimin e qytetit të Durrësit në një ansambël kulturor dhe interpretativ. Përmes krijimit të eksperiencave të ndryshme, individët përfshihen në një proces laboratorik bashkë-krijimi dhe mendimi, duke bërë trashëgiminë më të afërt dhe të gjallë.

Projekti ka një qasje novatore që mbështetet në përfshirjen e artistëve të rinj dinamikë dhe ideve të reja, të cilat sjellin transformim duke u bazuar në trashëgiminë kulturore. Heritage Hub krijon modele praktikash inovative që përdorin artin dhe kreativitetin si mjete edukative dhe sociale, të cilat janë të transferueshme edhe në mjedise të tjera kulturore, muzeale, arkeologjike dhe urbane. Këto modele shërbejnë për të nxitur mirëqenien dhe përfshirjen sociale, si dhe për të avancuar edukimin dhe zhvillimin personal të krijuesve pjesëmarrës.

Heritage Hub evidenton dhe promovon të rinjtë entuziastë me edukim në fushën e artit dhe kreativitetit, duke i integruar në mënyrë aktive në audienca dhe duke u ofruar mundësi zhvillimi dhe njohjeje brenda industrisë krijuese. Projekti kontribuon në krijimin e një mjedisi kulturor dhe krijues që është i hapur, inkluziv dhe dinamik, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm kulturor dhe bashkëpunimin midis artistëve, komunitetit dhe institucioneve kulturore.

Galeria Jonë

Galeria jonë pasqyron momente të veçanta nga ngjarje kulturore dhe aktivitete të trashëgimisë, duke lidhur traditën me të tashmen.

Njihuni me Artistët Tanë

Artistët tanë ndërthurin kreativitetin me trashëgiminë kulturore, duke sjellë historitë në jetë përmes shprehjeve unike që lidhin traditën me perspektivat moderne.

Dea Ymeraj

Dea Ymeraj është një artiste e re nga Durrësi,. Me një pasion të thellë për artin, ajo ka ndjekur për katër vite studimet në instrumentin flaut dhe më pas ka vijuar për tre vite me fokus në pikturë dhe instalacione. Gjatë rrugëtimit të saj artistik, Dea ka marrë pjesë në ekspozita, konkurse dhe workshop-e të ndryshme, duke treguar kreativitet dhe përkushtim në çdo përvojë. Me një dëshirë të vazhdueshme për zhvillim personal dhe profesional, ajo është gjithmonë në kërkim të mundësive për të zgjeruar njohuritë dhe për të kontribuar me artin e saj.

Donald Llaperi

Donald Llaperi është një artist entuziast nga Durrësi,. Gjatë viteve, ai ka eksploruar botën e artit me përkushtim dhe kureshtje, duke u frymëzuar nga artistë të ndryshëm dhe duke eksperimentuar me stile dhe teknika të shumta. Disa nga teknikat që ai perdor dhe eshte i apasionuar janë: String Art, Origami 3D, Draëing, punime me Resin, Quilling dhe Handmade. Krijimet e tij karakterizohen nga vëmendja drejt detajeve ku ai shpreh kreativitetin dhe ndjeshmërinë që, reflekton arti i tij.

Klevis Golemaj

Klevis Golemaj është skulptor dhe artist vizual nga Tirana, me përvojë në skulpturën monumentale, qeramikën artistike dhe krijimet në materiale të ndryshme si polimer, gips, polistrol dhe plastelinë. Me një diplomë në Qeramikë Artistike nga Universiteti i Arteve, Tiranë dhe për studime më të thelluara ai vazhdoi me Masterin në Skulpturë Monumentale, të cilin e përfundoi në të njëjtin universitet. Që atëherë, ka zhvilluar një aktivitet të pasur artistik, duke bashkëpunuar në projekte të ndryshme publike dhe ekspozita, si dhe duke vazhduar angazhimet e tij me qeramikë si artist i pavarur.Ka punuar në krijimin e elementëve skulpturorë për “Cartoonland” në City Park Tirana dhe ka marrë pjesë në ekspozitën kombëtare “Të Rinjtë 3D Artistët” me vepra grafike. Golemaj është gjithashtu aktiv në fushën e pikturës në vaj dhe teknikave të relievit, duke eksploruar forma të reja të shprehjes artistike.

Manushaqe Arifaj

Manushaqe Arifaj është një krijuese dhe artizane nga Durrësi, e cila krijon dekorime unike duke përdorur teknika tradicionale si crocheti dhe macramé. Punimet e saj përqendrohen në lidhjen mes natyrës dhe qytetit, duke sjellë në jetë forma të frymëzuara nga deti dhe ambientet urbane. Përmes artit të dorës, Manushaqja krijon objekte që jo vetëm zbukurojnë hapësirat, por edhe tregojnë historinë e lidhjes së njeriut me mjedisin e tij. Ajo beson se artizanati është një mënyrë për të ruajtur traditat dhe për të mbajtur gjallë lidhjen me natyrën në një botë gjithnjë e më të industrializuar.Gjithashtu Manushqja ka qenë në një nga artizanet e cila ka marrë pjesë ne projektin “Old Doors Trail Durres” zbatuar nga “Durresi Aktiv” dhe “MuZEH Lab”

Anxhela Seneja- web

Anxhela Seneja është koordinatore zyre dhe projekti pranë MuZEH Lab. Ajo ka përfunduar studimet e saj universitare në Drejtësi pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe është diplomuar në nivelin Master Shkencor në profilin “E Drejtë Private”.Ajo ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh dhe aktivitete dhe ushtruar detyra të ndryshme profesionale pranë institucioneve dhe subjekteve të ndryshme juridike. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka ushtruar funksione që përfshijnë asistencë ligjore, përgatitje dokumentacioni, ka trajtuar çështje që lidhen me të drejtën civile, pronësinë, kontratat. Keto eksperienca e kane ndihmuar ne zhvillimin e aftesive te saj ne komunikimin verbal, pergjeshmërinë, bashkëpunimin dhe përpikmërinë duke ndihmuar në rritjen e saj profesionale dhe zhvillimin e karrierës.
Pranë MuZEH Lab, ajo aktualisht po punon me koordinimin e projektit “Heritage Hub” duke siguruar që realizimi i tij të përmbushë të gjitha kërkesat dhe objektivat e përcaktuara . Po ashtu, Anxhela merret me organizimin e aktiviteteve të përditshme, menaxhimin e bashkëpunimeve dhe mbështet zhvillimin e brendshëm të organizatës për të arritur qëllimet e saj. Ajo gjithashtu ndihmon në zgjerimin e mundësive dhe avancimin e projekteve të tjera brenda organizatës, të cilat kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Artea Plaku-web

Artea Plaku është diplomuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, në degën Menaxhim Turizëm Kulturor. Ajo ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh dhe aktiviteteve që kanë ndihmuar në zhvillimin e aftësive të saj profesionale, veçanërisht në fushën e kulturës dhe menaxhimit të aktiviteteve kulturore. Gjatë periudhës së trajnimeve dhe punës praktike, ajo ka fituar njohuri dhe aftësi të vlefshme në organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve kulturore dhe muzeale.

Në MuZEH Lab, Artea është angazhuar në projektin “Heritage Hub”, ku mban pozicionin e fotografes. Ajo është përgjegjëse për dokumentimin vizual të aktiviteteve dhe ngjarjeve  të cilat organizata organizon. Përveç kësaj, Artea merret gjithashtu me dokumentimin e objekteve që janë pjesë e ekspozitës  të MuZEH Lab, duke analizuar origjinën, periudhën historike dhe historinë që mbart secili objekt. Ajo mbledh të dhëna të detajuara për secilin objekt, duke i lidhur ato me kontekstin e tyre historik, duke përcaktuar periudhën dhe përdorimin e mundshëm të objekteve, si dhe duke u siguruar që çdo informacion i grumbulluar të jetë i saktë dhe i besueshëm.

Çfarë Thonë Klientët Tanë

Vizitorët tanë ndajnë përvojat dhe përshtypjet e tyre, duke theksuar vlerën e projekteve tona kulturore dhe frymëzimin që ato sjellin në komunitet.

Even the all-powerful Pointing has no control about the blind texts it is an almost unorthographic life One day however a small line of blind text by the name of Lorem Ipsum decided to leave for the far World of Grammar. The Big Oxmox advised her

Tyler Morgan Founder & CEO of XpeedStudio

Even the all-powerful Pointing has no control about the blind texts it is an almost unorthographic life One day however a small line of blind text by the name of Lorem Ipsum decided to leave for the far World of Grammar. The Big Oxmox advised her

Joshua Lane Founder & CEO of XpeedStudio

Even the all-powerful Pointing has no control about the blind texts it is an almost unorthographic life One day however a small line of blind text by the name of Lorem Ipsum decided to leave for the far World of Grammar. The Big Oxmox advised her

Austin Hayes Founder & CEO of XpeedStudio

Even the all-powerful Pointing has no control about the blind texts it is an almost unorthographic life One day however a small line of blind text by the name of Lorem Ipsum decided to leave for the far World of Grammar. The Big Oxmox advised her

Eric Vaughn Founder & CEO of XpeedStudio